VLEN: Talat Xhaferi është bërë inspektor – si kryeministër s’ka asnjë rezultat

Në një prononcim për media, me rastin e 43 vjetorit të themelimit të njësisë speciale ‘Tigrat’, Talat Xhaferi u pyet se përse ende nuk ka asnjë shqiptar në këtë njësi. Përgjigjja e tij ishte se pyetja duhet t’i adresohet Ministrisë përkatëse si institucion kompetent për këtë, e jo Qeverisë.

•⁠ ⁠Me përgjigje të tilla, Talat Xhaferi vërtetoi edhe njëherë mendimin tonë të mëparshëm, të cilin një pjesë e caktuar e qytetarëve nuk arrinin ta kuptonin ngase sundoheshin nga euforia e simbolikës. Kryeministri shqiptar i BDI-së, nuk është asgjë tjetër veçse një simbolikë pa rezultate konkrete dhe pragmatike.

Si i tillë, ai mbetet teknik dhe i pafuqishëm për të çuar përpara ndonjë çështje të shqiptarëve dhe qytetarëve në përgjithësi. Detyra e tij është shndërruar në imponimin e rolit të tij si inspektor dhe autoritet i rëndësishëm dhe profesional tek nëpunësit administrativ. Mburret duke shkuar nëpër zyra dhe pretendon kryeministrin e vërtetë dhe të drejtën e tij për të vizituar gjithçka, mirëpo ku nuk i përshtatet ose ku nuk ka autoritet të mjaftueshëm, Talat Xhaferi hedh topin e përgjegjësisë diku tjetër.

•⁠ ⁠Nëse kjo na qenka kompetencë e Ministrisë, atëherë ku ishin ministrat tuaj si Agim Nuhiju e Zemri Qamili, të cilët kishin kompetencën e duhur për këtë çështje, por që nuk u interesoi aspak çështja e njësisë speciale Tigrat, ku për shqiptarët dera vazhdon të mbetet e mbyllur.

•⁠ ⁠Për shqiptarët nuk ka ofendim më të madh se të kesh ministër shqiptar të arsimit, e nga ana tjetër, nxënësit shqiptarë të mos mund të ndjekin mësimin në gjuhën e tyre; nuk ka ofendim më të madh se të kesh ministër shqiptar të financave, kurse vendbanimeve shqiptare t’u ndahen buxhete skandaloze, si dhe nuk ka ironi më të madhe se gjendja e një kryeministri shqiptar, i cili nuk ka as autoritetin dhe as legjitimitetin e duhur për ta shpjeguar diskriminimin ku nuk punësohet asnjë shqiptar në një njësi kaq të rëndësishme për sigurinë nacionale të shtetit tonë.

•⁠ ⁠Andaj, qytetarët duhet ta dinë se ashtu siç ishte e pavlefshme dhe shterpe ideja e kryeministrit të parë shqiptar e propozuar nga BDI-ja, e tillë do të jetë edhe ideja e Presidentit të parë shqiptar. Shqiptarët vërtetë meritojnë të kenë një President Shqiptar, mirëpo ai nuk do të jetë nga radhët e BDI-së, parti e cila përmes gjenerimit të premtimeve të vazhdueshme simbolike dhe shterpe, nuk ka arritur asgjë tjetër përveçse zhytjen e shqiptarëve në mjerim dhe migrim.

•⁠ ⁠Presidenti i parë shqiptar duhet të jetë personalitet me dinjitet, e jo simbol dhe figurë pasive pa fare peshë autoriteti dhe legjitimiteti, përballë nevojave të qytetarëve. Vlera e vetme dhe e vërtetë e shqiptarëve kalon vetëm përmes VLEN.

•⁠ ⁠Shqiptarët le të jenë të bindur se pas 8 majit, kuadrot shqiptare do të kenë qasje në të gjitha institucionet, madje edhe në ato vende të monopolizuara dhe të monoetnicizuara, theksoi Blerant Ramadani nga VLEN.

Admin01

Recent Posts

Rekord jetëgjatësie në Japoni, gati 100 mijë persona mbi 100 vjeç!

Japonia numëron tashmë gati 100.000 qytetarë që kanë mbushur 100 vjeç apo më shumë, sipas…

47 minutes ago

Asambleja e Përgjithshme e OKB mbështet krijimin e shtetit të pavarur palestinez

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë historike që mbështet krijimin…

1 hour ago

Niko Peleshi zgjedhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Niko Peleshi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Peleshi ishte sugjerimi i Edi Ramës…

1 hour ago

Osmani: Çairi nuk do të jetë më parcelë private e askujt

Kandidati i AKI për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka shpallur sot zotimet e tij…

1 hour ago

Demokratët Evropianë kritikojnë Von der Leyen për heshtjen ndaj Serbisë

Demokratët Evropianë kanë reaguar pas fjalimit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,…

3 hours ago

Ramadani: Pezullimi i Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA na dhemb edhe neve në Maqedoninë e Veriut

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka reaguar pas pezullimit të Dialogut Strategjik mes…

5 hours ago