Categories: LajmePolitika

VLEN: Sot derdhin lot krokodili, në vitin 2019 Osmani dhe Grubi kërkuan të rishqyrtohet vendimi për emërimin e Erold Musliut

Komunikatë nga VLEN:

Është hipokrite që BDI-ja opozitare të akuzojë shqiptarët për përfaqësim të pamjaftueshëm në shërbimet e sigurisë. T’i radhisim faktet. Gjatë mandatit të Talat Xhaferit si Ministër i Mbrojtjes, ZERO shqiptarë në njësinë e ushtrisë “Ujqërit”. Gjatë mandatit të Talat Xhaferit si kryeministër teknik, një ushtar profesional shqiptar është rrahur brutalisht pasi ka reaguar ndaj garës selektive te “ujqërit”. BDI përmes Bujar Osmanit dhe Artan Grubit në vitin 2019 ka kërkuar nga presidenti i atëhershëm Stevo Pendarovski që ta rishqyrtojë vendimin për emërimin e Erold Musliut për drejtor të Agjencisë për Inteligjencë. Prandaj, kjo klithmë e BDI-së nuk ka të bëjë me përfaqësimin e shqiptarëve në institucione, por sepse Grubi, Bujari, Kreshniku dhe kompania humbën privilegjet e tyre. Koalicioni VLEN ka zëvendësdrejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare, institucion që sipas programit të Qeverisë pritet të fuzionohet me Agjencinë e Inteligjencës. Pas kësaj reforme, propozimi i koalicionit VLEN për zëvendësdrejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare do të jetë zëvendës edhe në shërbimin e integruar të inteligjencës.

Dhe për fund…
Ështe e vërtete, qe Agjencia për zbulim ka pas zëvendësdrejtor shqiptar qe nga viti 2001, por poashtu është e vërtete qe ne vitin 2013 ishit JU qe ndërruat sistematizimin e Agjencisë ku u zhduk posti i zëvendësdrejtorit. Qe nga ai vit shqiptaret nuk kane pasur zëvendësdrejtor, sistematizim që e votuat ju në mbledhje te qeverise, duke mos ditur se çfare keni bë. Posti i zëvendësdrejtorit u rikthye ne vitin 2021, por qe nga ai vit cilin pozite e kishit JU (BDI)? ASNJËRIN!

Pozitën e zëvendësdrejtorit te Agjencisë, shqiptar, do e riktheje VLEN!

Admin01

Recent Posts

Osmani: Qeveria duhet të sqarohet për votimin në OKB

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, tha se pas çdo suksesi të…

10 hours ago

Çairi me 22 KAZINO – A po shndërrohet në “Las Vegasin” e Shkupit? (Video)

Premtimet për mbylljen e KAZINOV-e në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar vetëm fjalë boshe. Në…

11 hours ago

Luan Veliu: Koka dhe krahet që sigurojnë fitore që në raundin e parë!

Talat Xhaferi, Nexhadi Jakupi dhe Isak Lazami, Shef i shabit politik, bashke me Shefat e…

11 hours ago

Ministrja virtuale Diella, kryeministri Rama: Ajo nuk fle, nuk lodhet dhe nuk ka interesa personale

Në një intervistë për radion britanike “Times Radio”, kryeministri Edi Rama ka folur për përfshirjen…

11 hours ago

Nazim Taipi prezanton ekipin fitues të komunës së Tearcës

Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi sot…

11 hours ago

Ali Ahmeti: Sot në Hagë dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me…

12 hours ago