VLEN: Proamerikaznimi i rremë i BDI-së e ka emrin “Sergej Llavrov mysafir i Bujar Osmanit”

Sa më shumë që kalon koha gjithnjë e më shumë po bindemi se slogani i BDI-së, “Po Europës – jo Rusisë”, në vete fsheh një frikë nga droja e zbulimit të lidhjeve të vërteta ruse të Bashkimin Demokratik për Integrim. Duke dashur të shtiren sa më perëndimorë dhe më proamerikanë, duket se ata i ka tradhtuar nënvetëdija, ashtu që në sloganin e fushatës e kanë projektuar realitetin e asaj që fshihet nën emrin BDI.

Opinioni e di fare mirë, por vetëm po ia rikujtojmë se pikërisht eksponentë të lartë të kësaj partie janë persona të dyshuar për lidhje me qarqe antiamerikane dhe për këtë ka fakte të prekshme. Është kryetari i Strugës, kuadër i BDI-së, Ramiz Merko, i cili është futur në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit dhe abuzimit me drejtësinë. Por, nuk është vetëm ai. Ish kryetarja e Komunës së Tetovës dhe nënkryetarja e deridjeshme e BDI-së, Teuta Arifi, vazhdon të mbahet mend si bashkëpunëtore e biznesmenit me lidhje ruse, Daka Davidoviq, që po ashtu është në listën e zezë amerikane. Madje, sipas informacioneve tona, Teuta Arifi është refuzuar për ambasadore në SHBA dhe në Bruksel pikërisht për shkak të këtyre vjegëzave. Në listën e zezë amerikane vazhdon të jetë edhe Menduh Thaçi, bashkëpunëtori i ngushtë i Ali Ahmetit.

Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, është pikërisht kandidati për president i BDI-së, ministri i Jashtëm Bujar Osmani, i cili si bedel i Ali Ahmetit ishte njeriu që negocioi me Nikolla Gruevskin në Budapest për kthimin e tij, ndërsa ai vetë u bë edhe nikoqir i ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Llavrov, duke u bërë i pari dhe i vetmi që ia ka hapur dyert Rusisë për të defiluar në Europë pas agresionit të saj në Ukrainë. Proamerikaznimi i rremë i BDI-së e ka emrin “Sergej Llavrov mysafir i Bujar Osmanit”.

Gjykuar nga kjo që u tha më sipër, mund të konkludojmë se nuk ka provë më të mirë se BDI-ja po i humb zgjedhjet sesa teza e tyre e dëshpëruar se zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit të këtij viti janë zgjedhje ku qytetarët duhet të zgjedhin mes Amerikës dhe Rusisë. E vërteta është se në këto zgjedhje qytetarët duhet të përcaktohen mes koalicionit proeuropian VLEN dhe elitës së korruptuar të BDI-së që NUK VLEN për asgjë, sepse tashmë 20 vjet po i mban peng shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, narracioni me gogolin rus më shumë flet shërben si një tregues tjetër simptomatik se BDI-ja po përgatit një krizë politike për ta parandaluar njohjen e disfatës së sigurt zgjedhore.

Sidoqoftë, krejt këto ëndrra perëndojnë më 8 maj në mbrëmje dhe nga 9 maji nuk u bën më dobi as propaganda e shtrenjtë mediale e as llafologjia boshe properëndimore.

Admin01

Recent Posts

Rekord jetëgjatësie në Japoni, gati 100 mijë persona mbi 100 vjeç!

Japonia numëron tashmë gati 100.000 qytetarë që kanë mbushur 100 vjeç apo më shumë, sipas…

2 hours ago

Asambleja e Përgjithshme e OKB mbështet krijimin e shtetit të pavarur palestinez

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë historike që mbështet krijimin…

3 hours ago

Niko Peleshi zgjedhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Niko Peleshi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Peleshi ishte sugjerimi i Edi Ramës…

3 hours ago

Osmani: Çairi nuk do të jetë më parcelë private e askujt

Kandidati i AKI për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka shpallur sot zotimet e tij…

3 hours ago

Demokratët Evropianë kritikojnë Von der Leyen për heshtjen ndaj Serbisë

Demokratët Evropianë kanë reaguar pas fjalimit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,…

4 hours ago

Ramadani: Pezullimi i Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA na dhemb edhe neve në Maqedoninë e Veriut

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka reaguar pas pezullimit të Dialogut Strategjik mes…

6 hours ago