Kryetari i Lëvizjes Demokratike(LD), Izet Mexhiti ka publikuar pamje me përfaqësues dhe aktivistë të koalicionit VLEN nga aktiviteti i mbledhjes së nënshkrimeve për kandidaturën e Arben Taravarit për president.
“Në Shkup po ndodh POPULLI! Të gjithë bashkërisht për të mbështetur kandidaturën për President Shqiptar🇦🇱, Dr. Arben Taravari. Koalicioni opozitar VLEN synon fuqishëm rundin e dytë! NDRYSHIMI PO VJEN!”, ka shkruar Mexhiti. (INA)