Categories: LajmePolitika

VLEN në test me zgjedhjet lokale – Mickoski përgatit skenarë për t’i dëbuar nga Qeveria?

Analizë e “Slloboden Peçat”

Një funksionar i lartë i VMRO-DPMNE, në një bisedë joformale me gazetarë, ka bërë të qartë se për partinë e tij skenari më i përshtatshëm është ruajtja e status quo-së. Kjo nënkupton që edhe pas zgjedhjeve lokale, qeveria të vazhdojë ta mbajë mandatin katërvjeçar, pa lëkundje të mëdha politike. Por, sipas të njëjtit funksionar, gjithçka do të varet nga rezultati që do të sjellë partneri shqiptar në qeveri – koalicioni VLEN.

Në fokus janë dy beteja kyçe: Tetova dhe Çairi. Në Tetovë, Bilall Kasami kërkon mandat të dytë, përballë nënkryetarit të BDI-së, Bajram Rexhepi. Ndërsa në Çair, Izet Mexhiti, pasi u tërhoq nga pozita e zëvendëskryeministrit, tenton të rikthehet si kryetar komune, në garë direkte me nënkryetarin tjetër të BDI-së, Bujar Osmani.

Nëse VLEN nuk arrin fitore në këto dy qendra strategjike shqiptare, sipas burimeve të “Slloboden Peçat”, kjo do të ishte jo vetëm një humbje e madhe për koalicionin e tyre, por edhe një problem i ndjeshëm për vetë VMRO-DPMNE-në, sepse do të humbte dy nga liderët e koalicionit qeverisës. Në këtë rast, VLEN pritet të tërhiqet vetë nga Qeveria, pa pritur që Mickoski t’u tregojë derën nga “Ilindenska”.

Nga ana tjetër, një rezultat “mesatar” – fitore në Tetovë, Çair dhe ndonjë komunë më të vogël si Studeniçani – mund të paraqitet si sukses i mjaftueshëm për të mbajtur qetësi brenda koalicionit. Por skenari më i rrezikshëm për VLEN dhe për stabilitetin e qeverisë është ai ku BDI, tashmë e ripaketuar si “Aleanca Kombëtare për Integrim”, arrin fitore të thellë. Në atë rast, sipas funksionarit të VMRO-DPMNE-së, presioni mbi Mickoskin për zgjedhje të parakohshme parlamentare do të rritej ndjeshëm – duke i dhënë opozitës shqiptare një kartë të fortë politike.

Pra, pavarësisht retorikës, pyetja që shtrohet sot është: A po ua përgatit Mickoski terrenin Mexhitit dhe Kasamit për t’i çuar në shtëpi?

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

11 minutes ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

37 minutes ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

5 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

5 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

5 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

6 hours ago