VLEN me kandidat-biznesmen për Strugën? Mendi Qyra demanton Kasamin -thotë se nuk i ka thënë “po” askujt

 

Në zgjedhje lokale VLEN do të nxjerr edhe kandidatë për kryetar komune që nuk i përkasin asnjërës nga partitë që përbëjnë koalicionin. Një version të këtillë e kanë për Strugën, zbuloi Bilall Kasami në ClickPlus, duke treguar se bëhet fjalë për një biznesmen. Sipas tij, deri sa në koalicion ishte edhe ASH-ka, të gjithë liderët kanë qenë dakord me idenë, përveç Taravarit, për të cilin Kasami tha se më me rëndësi e kishte që kandidati të ishte i ASH-së.
-Në momentin kur u hap një emër, u diskutua konkretisht për Strugën, doli edhe çështja e ndarjes dhe këtu përsëri ai kandidat nuk është as i BESËS as i Alternativës, as i LD-së, por një biznesmen i suksesshëm, i cili shprehi gatishmëri që nëse e përkrah VLEN-i është i gatshëm të dal në zgjedhje.
-E tani ky biznesmen a do të del me Taravarin a do të rrijë me juve?
-Po ai biznesmen ka kërkuar përkrahjen e VLEN-it.

TV21 mësoi se biznesmeni me të cilën VLEN planifikon ta fitojë Strugën është Mendi Qyra, kryetar aktual i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Po Qyra thotë se askujt nuk i ka thënë “po”.

“Unë jam Kryetari I OEMVP si i tillë japi deklarata për biznesin dhe rreth tij. Në lidhje me pyetjen tuaj: Në koluare lakohet emri im, ka plot dashamirës, qytetarë , afaristë që e mendojnë një gjë të tillë, por askujt deri tani nuk i kam thënë një Po. Aq më shumë ku PO-në e parë do ta kishte ditur Kryesia e OEMVP-së. Kështu që nuk ka asgjë nga supozimi i juaj”, tha Mendi Qyra.
Duke folur në përgjithësi për zgjedhjet lokale, Kasami u shpreh se në VLEN mbizotëron ideja që të mos të nxjerrin vetëm kandidatë që do të dalin fitues, por duan menaxherë të mirë, që do t’i realizojnë projektet. Për kandidaturën e mundshme të Fatmir Limanit për Kërçovën, Kasami u shpreh se dy kandidaturat potenciale për këtë komunë, Shkodran Alilit dhe Fatmir Deharit nga BDI, e vështirësojnë fitoren e Limanit, gjersa shtoi se me tre kandidatë shqiptarë ka rrezik serioz që shqiptarët ta humbin këtë komunë. Sa i përket Gostivarit, do të vendosin përmes sondazheve dhe po fliten emra që janë nga subjektet politike dhe jashtë tyre. Në Tetovë, Çair dhe Zhelinë Kasami tregoi se do të rikandidohen kryetarët aktualë.

admin

Recent Posts

Huzeir Mustafi: Vazhdon nënçmimi i shqiptarëve në Kumanovë, për një periudhë të shkurtër bekatonizohen 29 rrugë, asnjë në lagjet shqiptare!

Kryetari i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzerir Mustafi, ka reaguar ashpër ndaj…

1 hour ago

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” me donacion të ri për Komunën e Pustecit

Në drejtim të prioriteteve të veta programore për zhvillim rajonal të qëndrueshëm, perspektivë evropiane për…

2 hours ago

Regjistrohet tërmet në Maqedoni, ja ku ishte epiqendra

Tërmet me magnitudë prej 3.8 sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maqedoni,…

2 hours ago

Nazim Taipi: Sharjet e Bilall Kasamit janë shfaqe e frikës, unë vij te ju me ide dhe projekte konkrete

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Nazim Taipi përmes një postimi ka reaguar ndaj sharjeve…

3 hours ago

Pse Albin Kurti përkrah VLEN-in, flet Kim Mehmeti

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar mbi përkrahjet politike që disa partitë shqiptare në Maqedoni marrin…

4 hours ago

Nazim Taipi dhe Nuhi Neziri takim me aktivin e BDI-së në Tearcë për fitoren e madhe!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga…

6 hours ago