Categories: Politika

VLEN: Konstruktiviteti i mbrëmshëm e zbuti retorikën radikale të BDI-së

VLEN përmes një komunikate thekson se “është mirë që një pjesë e BDI-së për çështjen e riorganizimit të ministrive tregoi se mund të jetë opozitë konstruktive.

“Pas bojkotit të votimit për Afrim Gashin bashkë me partinë “E Majta”, ky është një hap i vogël drejt pranimit të realitetit. Ligji për përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore është pjesë e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, e cila do të përmbajë mekanizma që do të zëvendësojnë balancuesin brenda afatit të arsyeshëm”,thonë nga VLEN.

Ata shtojnë se themelimi i komisionit parlamentar ad hok të kryesuar nga deputeti i opozitës është një hap i mirë në forcimin e kontrollit të pushtetit legjislativ mbi pushtetin ekzekutiv.

“VLEN-i shpreh kënaqësinë që thirrjet tona drejtuar disa deputetëve të BDI-së dhanë rezultate. Asnjë karrierë personale nuk është më e rëndësishme se e ardhmja e sigurt e shqiptarëve në BE. Organizimi i ri i Qeverisë do të mundësojë shkallë më të madhe të efikasitetit në realizimin e qëllimeve të përbashkëta programore, që është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, thekson VLEN.

Admin01

Recent Posts

Osmani: Qeveria duhet të sqarohet për votimin në OKB

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, tha se pas çdo suksesi të…

3 hours ago

Çairi me 22 KAZINO – A po shndërrohet në “Las Vegasin” e Shkupit? (Video)

Premtimet për mbylljen e KAZINOV-e në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar vetëm fjalë boshe. Në…

3 hours ago

Luan Veliu: Koka dhe krahet që sigurojnë fitore që në raundin e parë!

Talat Xhaferi, Nexhadi Jakupi dhe Isak Lazami, Shef i shabit politik, bashke me Shefat e…

4 hours ago

Ministrja virtuale Diella, kryeministri Rama: Ajo nuk fle, nuk lodhet dhe nuk ka interesa personale

Në një intervistë për radion britanike “Times Radio”, kryeministri Edi Rama ka folur për përfshirjen…

4 hours ago

Nazim Taipi prezanton ekipin fitues të komunës së Tearcës

Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi sot…

4 hours ago

Ali Ahmeti: Sot në Hagë dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me…

5 hours ago