Categories: LajmePolitika

VLEN: Ja kush janë kompanitë ruse që hynë në Maqedoni gjatë qeverisjes së BDI-së?

Koalicioni opozitar shqiptar VLEN përmes një komunikate ka theksuar se pikërisht gjatë qeverisjes së BDI-së kanë hyrë në vend kompani dhe oligarkë rus. Sipas VLEN, Bujar Osmani kandidat i frontit të oligarkëve rusë dhe serbë.

Ja komunikata e plotë:

“Të nderuar qytetarë të Maqedonisë së Veriut, vendi ynë është anëtar i NATO-s. Por është me rëndësi të madhe pyetja, kush ia ka hapur derën e shtetit tonë oligarkëve rusë dhe serbë? Deputeti i BDI-së i njohur si “Pucko”, Ismail Jahoski, gjysmën e pompave të benzinës që ka në pronësinë e tij, i ka nga Lukoil, kompania e madhe ruse e lidhur me Putinin. Pucko vetë merr pothuajse gjysmën e tenderëve, por bashkë Lukoil-in ai merr shumicën e tenderëve nga institucionet publike dhe ministrisë.

Përparim Bajrami i BDI, drejtori i llotarisë, një nga bizneset e tij, restorantin në Kumanovë e ka pikërisht tek Lukoil, në autostradë. Biznesi i kazinove, i cili mbrohet dhe avancohet nga figura të shquara të BDI-së, udhëhiqet nga nëntoka serbe. Vetë Bujar Osmani ka qenë i përfshirë në licensimin e kazinove, dhe për këtë ka dokument të nënshkruar prej tij, në licensimin e Mijallkovit.

Fronti i BDI-së meriton të quhet Front i Oligarkëve Rusë dhe Serbë.

Kur ata thonë Jo Rusisë, Jo Sërbisë e Jo Kinës, të rikujtojmë:

Nga viti 2002 në RMV janë futur mbi 70 kompani me kapital rus. Të ardhurat vjetore të këtyre kompanive janë mbi 200 milion euro.

Natyrisht lindin pyetjet:

Kush ishte në pushtet dhe kush e lejoi futjen e LUKOIL në RMV? Kush është ortak në biznes me LUKOIL?

Kush ishte në pushtet dhe kush e lejoi futjen e TE-TO në RMV?

Kush ishte në pushtet dhe kush e shiti BUCHIM-in rusëve?

Kush ishte në pushtet dhe kush lejoi Sergej Samsonenkon (Hotel “Rusia”,”Sis Investment Group”) të investojë në RMV?

Kush ishte në pushtet dhe kush lejoi biznesmenin rus Oleg Viktorovich Bojko, i cili është në listën e zezë të SHBA, (Iute Credit dhe Forca- kredi të shpejta) të investoj në RMV?

Kush ishte në pushtet dhe kush lejoi Nikolaj Tokarev (MAYA) të investoj në RMV?

Djali i cilit zyrtar të lartë të BDI-së është përfaqësues i Huawei për Maqedoninë e Veriut?

Kush solli ligj special në parlament për t’ua dhënë autostradën Kërçovë – Ohër kompanisë kineze Sinohydro?

Kush e futi nëntokën serbe në RMV me biznesin e kazinove? Kush e licensoi Mozzartin serb?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve dihen, Fronti i Oligarkëve Rusë dhe Serbë.

Fatmirësisht, afati i tyre ka mbaruar, BDI-së i ka ikur koha. Ndryshimi po vjen, ndryshimi VLEN!”, thekson VLEN. (INA)

20180320_114509

Admin01

Recent Posts

Filipçe: Qeveria nuk mund ta menaxhojë situatën me zjarret në deponitë, Aziri dhe Toshkovski të japin dorëheqje

Sa herë që kryeministri gjendet në një situatë ku nuk mund të menaxhojë dhe nuk…

59 minutes ago

AKI: Kushëriri i Izet Mexhitit me tenderë po i hap rrugë botës serbe në Maqedoni

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ngre alarmin për një skandal të nivelit më të lartë,…

2 hours ago

Ai që ngrihet duke i shitur shokët akuzon për sallta

Shkruan: Liridon Ramadani Njëri po e akuzon Arben Taravarin për sallta, po në fakt Arben…

3 hours ago

Faton Ahmeti: Që nga 15 Shtatori i vitit 2002 BDI me Ali Ahmetin janë forca kryesore politike në vend

Më 15 shtator 2002, saktësisht 23 vite më parë, u shënua një ngjarje historike për…

3 hours ago

Bujar Osmani: Na e hoqën gjuhën, e braktisën rrugën drejt BE-së, zgjedhjet janë referendum për fatin tonë

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, dje kritikoi ashpër Qeverinë e VMRO-DPMNE…

5 hours ago

Rruga Tetovë – Prizren: RMV-ja ende nuk e ka hapur tenderin për fazën e projektimit

Përderisa në Kosovë vijojnë punimet, në Maqedoninë e Veriut ende nuk është hapur tenderi për…

6 hours ago