Categories: LajmeLajme ditore

VLEN: Interpelanca kundër Gashit, bashkëpunim pas perdeve mes Levicës, LSDM-së dhe BDI-së

Koalicioni VLEN që është pjesë e Qeverisë, ka reaguar në lidhje me interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, e cila sot do të gjendet para deputetëve. Nga VLEN thonë se “BDI dhe LSDM janë të gatshëm ta ndjekin “Të Majtën” nëse kjo duket si formula për të shpëtuar ish-funksionarët e tyre.

“Pikërisht kjo është ajo që po ndodh me trinom-in LEVICA-LSDM-BDI. “LEVICA“, një parti me bindje të thella anti-NATO, po përpiqet së bashku me deputetët e LSDM-së dhe BDI-së të mbjellë farën e tensioneve në shoqëri, duke përdorur edhe interpelanën kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, si një segment në skenarin e tyre. Nuk është për t’u habitur që LSDM, e cila deri dje shkatërroi çdo institucion së bashku me partnerin e saj në krim, BDI, tani ka vendosur të luajë sipas notave të LEVICËS, e cila nderon regjimet komuniste të Enver Hoxhës dhe Kim Jong Un-it”.

“Nga ana tjetër, BDI, partia që hedh gurin dhe fsheh dorën, shfrytëzon çdo mundësi për të shpëtuar nga korrupsioni politik që e ka përfshirë deri në palcë. Ky trinom, i kapur në një spirale të mashtrimeve, synon të krijojë një aleancë të rrezikshme dhe të pamoralshme. Meqë e dijnë se nuk kanë asgjë të re për të ofruar dhe që mbështetja e tyre është në rënie të lirë, ata kërkojnë shpëtim në shkaktimin e krizave”.
“Ky trinom tregon se janë të gatshëm të luajnë me interesat nacionale dhe stabilitetin e vendit vetëm për të penguar drejtësinë. Në fund, bashkëpunimi mes LEVICËS, LSDM-së dhe BDI-së është një dëshmi se as LSDM dhe as BDI nuk janë euroatlantistë, nuk janë për një shoqëri për të gjithë, dhe nuk mbështesin vlerat perëndimore. Ata janë thjesht klientelistë që tani duan me çdo kusht të mbrojnë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme dhe të shmangin përgjegjësinë për grabitjen që i bënë popullit”, thonë nga VLEN.

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

9 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

10 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

10 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

13 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

13 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

13 hours ago