Smart News

VLEN-i prezantoi programin ekonomik para bizneseve shqiptare

Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari bashkë me partnerët e koalicionit, Bilall Kasamin, Afrim Gashin dhe Bekim Qokun gjatë ditës së sotme zhvilluan takim dhe prezantuan programin ekonomik para bizneseve shqiptare.

“Sot kishim kënaqësinë që të bisedojmë me bizneset shqiptare, pjesë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, rreth programit ekonomik të koalicionit VLEN për 4 vitet e mandatit tonë.

Prezantuam para tyre tri reforma kryesora që synojmë t’i sjellim si risi, në dobi të qytetarëve dhe të bizneseve:

– NDËRMARRJET SHTETËRORE NË DORË TË QYTETARËVE – synojmë që qytetarët të marrin 49% të aksioneve të ndërmarrjeve publike.
–    KRIJIMI I BANKËS SHQIPTARE – synojmë që brenda mandatit të krijojmë kushtet për themelimin e bankave me kapital dominues shqiptar, me fokus kryesor financimin e bizneseve shqiptare në vend.

–  FORCIMI I ZONAVE TË LIRA EKONOMIKE SHQIPTARE – synojmë që zonat e lira ekonomike në komunat shqiptare të kenë zhvillim të njëjtë sikurse ato në komunat maqedonase.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore u nda e kënaqur me propozimet tona, ndërsa ne i sigurojmë se te Qeveria e VLEN-it do të gjejnë partner të besueshëm e të përkushtuar”, thuhet në kumtesën e koalicionit VLEN.

Exit mobile version