Smart News

VLEN-i Moratorium i përkohshëm apo hap drejt një subjekti të ri politik?

 

Ka mbaruar mbledhja e koalicionit LEN në të cilën morën pjesë Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi bashkë me anëtarët e kryesisë së partive LD, LB dhe AAA.
Pas mbledhje, Bilall Kasami i Besës njoftoi se është formuar kryesia e përbashkët. Ndërkaq i pyetur për kryetarin, tha se do të zgjedhet në ditët në vijim.
“Unë e përmenda, se në mbledhjet e radhës, në ditët në vijim do të flasim edhe për organet e tjera duke përfshirë këtu edhe lidershipin e partisë. Ajo që është me rëndësi që nga sot nisim homogjenizimin dhe ngritjen e strukturave të përbashkëta atë që e kemi paralajmëruar – themelimin e një subjekti të vetëm politik”, tha Kasami.

Exit mobile version