Smart News

VLEN hapi dy shtabe, pjesëmarrje masovike në Kërçovë dhe Haraçinë

Koalicioni VLEN ka vazhduar me parafushatën intenzive në terren me hapjen shtabeve zgjedhore.

Krerët e koalicionit VLEN u ndanë sonte në dy vendbanime. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për President nga koalicioni opozitar VLEN, Arben Taravari dhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi qëndruan në Haraçinë dhe Hasanbeg për hapjen e shtabeve, ndërsa
kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kreu i Lidhjes Demokratike, Izet Mexhiti qëndruan në hapjen e shtabit në Kërçovë.

Në te tre hapjet e shtabeve është vërejtur pjesëmarrje masive e qytetarëve të cilët mbështesin koalicionin opozitar VLEN.

Exit mobile version