Categories: LajmePolitika

“VLEN është shpartalluar” – Taravari paralajmëron zgjedhje të parakohshme parlamentare

Në hapjen solemne të shtabit rinor të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në Gostivar, një nga liderët e këtij koalicioni dhe njëherazi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ndaj spekulimeve për qëndrueshmërinë e AKI-së, duke theksuar se ky bashkim politik është një domosdoshmëri e kohës dhe do të ekzistojë deri në integrimin e plotë të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

“Aleanca Kombëtare për Integrim nuk është një parti, sikur ata që thonë se ne jemi VLEN dhe një parti, por assesi të bëhen bashkë. Vazhdimisht VLEN coptohet dhe ndahet edhe më shumë. Unë e them me shumë përgjegjësi sepse Aleanca Kombëtare për Integrim është imperativ i kohës, një domosdoshmëri që të gjithë shqiptarët që kanë pak ndërgjegje bëhen bashkë,” – deklaroi Taravari.

Ai nënvizoi se ndryshe nga strukturat e përçuara të partnerëve shqiptarë në Qeveri, AKI mbetet një koalicion kompakt dhe me vizion të qartë për të ardhmen evropiane të vendit.

“Ne jemi bashkë dhe do të jemi bashkë derisa Maqedonia të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian dhe të hyjmë në një fazë të thellë të negociatave – për të mos thënë deri në përfundimin e tyre,” – u shpreh ai.

Arsyet e largimit nga Qeveria

Duke iu drejtuar të rinjve, Taravari foli edhe për vendimin për të dalë nga Qeveria, duke e cilësuar atë si një zgjedhje për dinjitet.

“Shumë njerëz më pyesin pse u larguam nga Qeveria. Ne ishim pjesë e VLEN-it dhe besuam se sollëm ndryshimin. Por kur ndryshimi rezulton të jetë më i keq se e kaluara, atëherë ke dy zgjedhje: ose të heshtësh dhe të mbash poste, ose të reagosh dhe të largohesh me dinjitet. Ne zgjodhëm të dytën,” – tha Taravari.

Ai shtoi se AKI është krijuar si përgjigje ndaj kërkesës së shqiptarëve për një partneritet të barabartë në qeveri mes shqiptarëve dhe maqedonasve, jo një marrëdhënie nënshtruese ku pala shqiptare është vetëm për t’i shërbyer shumicës.

Për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare

Taravari shprehu bindjen se AKI do të fitojë në të gjitha komunat shqiptare, nga Likova deri në Strugë, duke thelluar diferencën ndaj VLEN-it. Por mesazhi më i fortë ishte ai për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Kot e ka kryeministri kur thotë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Për këtë nuk vendos ai, vendos populli. Dhe populli do të flasë shumë shpejt,” – deklaroi Taravari.

Sipas tij, pas fitores në zgjedhjet lokale, AKI nuk do të hyjë në Qeveri, por do të kërkojë që kryeministri të shpallë zgjedhje të parakohshme.

“Kam informata të brendshme – VLEN është totalisht i shpartalluar. Kanë porositur Mickoskin të thotë publikisht se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse i tremben vullnetit të popullit,” – theksoi ai.

Mobilizim maksimal më 19 tetor

Taravari përfundoi fjalimin me thirrje për mobilizim të plotë më 19 tetor, duke paralajmëruar një fitore të thellë të AKI-së në komunat shqiptare të vendit.

“Duhet maksimalisht të mobilizohemi si asnjëherë më parë: të dalim, të votojmë dhe t’ia dërgojmë porosinë kryeministrit se shqiptarët mendojnë kështu me votë – urdhëro kryeministër,” – tha Taravari.

Ai përmendi edhe komunat ku sipas tij fitorja është e garantuar që në rrethin e parë: Likova, Saraji, Tearca, Bogovina, Vrapçishti, Gostivari dhe Dibra.

“Mos dëgjoni kur ju thonë se Erkani në Likovë i ka fituar, apo se në Vrapçisht nuk ja dinë as emrin kundërkandidatit. Përkundrazi, dalim dhe votojmë si kurrë më parë,” – përfundoi Taravari, duke nënvizuar se vota është mjeti më i fuqishëm për të treguar drejtimin që duan shqiptarët.

Admin01

Recent Posts

Rexhepi: Arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i skandaloz, sidomos i gjykatëses Kacarska

Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Evropian, Zejd Rexhepi në një konferencë për media në…

18 minutes ago

Ramadani: Bojana, zemra e prodhimit bujqësor, do ta kthejmë në motor të zhvillimit të Sarajit

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, gjatë…

26 minutes ago

Nazim Taipi takon kryefamiljarët nga Sllatina, shpreh mirënjohje për kontributin e tyre

Kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Tearcës, Nazim Taipi, ka…

2 hours ago

Ish-gjenerali i UÇK-së: Bota po sheh padrejtësinë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Hagës ka nisur faza e mbrojtjes në gjykimin ndaj ish-presidentit…

3 hours ago

Skandal: VLEN fshin flamurin kombetar nga identiteti vizual i kampanjes, vendos vetem flamurin maqedonas

VLEN ka nxitur zemërim të madh pasi në identitetin vizual të kampanjës ka hequr flamurin…

4 hours ago

Taravari: Prezenca e më shumë se 1000 mijë nënave e motrave është përgjigjia se forca e popullit është vënë në lëvizje dhe ska kush e ndalon

Aleanca Kombëtare për Integrim në Gostivar sonte kanë bashkëbiseduar me më shumë se 1000mijë nëna…

4 hours ago