Sipas burimeve zyrtare, sot në mbledhjen e Qeverisë janë shkarkuar dy zyrtar qeveritar, të cilët kanë dalë në përkrahje të Arben Taravarit kreut të ASH-së për qëndrimin e tij në lidhje me koalicionin me opozitën shqiptare.
Në mbledhjen e zhvilluar sot nga Qeveria RMV-së, janë shkarkuar zyrtarisht drejtorja e Postës së Maqedonisë së Veriut Bujare Abazi dhe drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit Gazmend Abdija. Për shkarkimin e të dyve kanë votuar bashkëpartiakët e tyre Vjollcë Berisha dhe Tiron Jajaga.
Gjithashtu më herët ka pasur edhe largime nga vendi i punës i aktivistëve të cilët mbrëmë dolën në përkrahje morale të kreut të ASH-së Arben Taravari pas kërcënimeve që ai morri me sjelljen e vendimit për të shkuar me opozitën shqiptare në koalicion.