Categories: LajmePolitika

Vizita pa “bereqet”!

Shkruan: Medai Shaholli

Sot paradite Liderët e VREDI-it ia behën drejt drejt zyrave të VV dhe të Albin Kurtit në Prishtinë, si një mënyrë e bashkëpunimit mes dy subjekteve politike shqiptare pavarsisht bindjeve ideologjike, ku njëra është rreshtuar majtas ndërsa tjetra djathtas.

Në fakt këto dy subjekte politike janë të djathta, por për shkak të interesave të Albin Kuryit, VV është rreshtuar majtas, me gjithë qëndrimet dhe veprimtarinë e tyre në pushtet kanë zbatuar politika ultra djathtiste.

Por, kjo është temë tjerër për t’u diskutuar.

Ajo që është për t’u theksuar se në këtë takim vredistët kanë vajtur për t’u fotografuar me Albinin dhe për ta shitur pastaj këtë fotografi propagandistike para “makedonve” si kredi politike nga Prishtina zyrtare për VREDI-n, në këto çaste të shkarjes së madhe të vredistëve para opinionit shqiptar si subjekti që zhgënjeu brenda një viti pritshmëritë e shqiptarëve për ndryshimin që nuk erdhi.

Qullashët e VREDI-t shkuan në Prishtinë sepse kërkonin nga Albini t’ua nxirrte “gomarin nga balta”!

Por, “i zoti e nxjerr gomarin nga balta” dhe jo të tjerët, pasi gomari kokë fortë si mushka xanxare, po ngul këmbë të qëndroj në llumin e korrusionit ku e ka futur VREDI dhe nuk del dot pa marrë qokat dhe llokmat e pushtetit deri pas zgjedhjeve të tetorit!

Vredistët po përdorin fotografitë me Albinin për t’i shpëtuar nga anija që po mbytet, duke u kapur si i mbyturi pas një fije barishte që nuk i shpëton dot!

Pasi kanë nuhatur erën e humbjes në zgjedhjet lokale përballë frontit opozitar shqiptar, vredistët po përdorin kartën e djegur të Albinit (ku vet Albini është në krizë politike dhe institucionale) për t’i shpëtuar debaklit me qeverinë e koalicionit antishqiptar, ku sipas sondazheve vredistët kanë zbritur në fund të grafikut me përqindje të dobët për nga besueshmëria.

Ndaj, vizitat pa “bereqet” drejt Prishtinës nëpër zyrat e VV dhe të Albin Kurtit, në këtë situatë ku ai vet ndodhet para ngërçit institucional, nuk i japin kredi politike vredistëve edhe sikur të ishin formuar intitucionet shtetërore të Kosovës, pasi ndikimi i tij pranë kryekomitit Micko është baraz me zero.

Albin trimi i ka dend me premtime pa mbulesë lolot e VREDI-t, por asnjëherë nuk ka kërkuar kushtëzimin e barazisë së shqiptarëve me sllavo-maqedonët para despotit Micko!

Përkundrazi, Albini ka dashur të luaj vetëm rolin e “babait” të shqiptarëve në rajon pa u kujdesur për ta, duke i trajtuar “mekedont” si fëmijë jashtëmartesor.

Prandaj, shqiptarëve të këtej kufirit nuk i duhen premtime dhe zotime që nuk bëhen realitet as me vizita pa bereqet, por i duhen përfaqësues të denjë të shqiptarëve në këto troje që fatkeqësisht nuk i kemi akoma!

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

49 minutes ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

2 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

2 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

5 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

5 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

5 hours ago