Virusi Korona pothuajse e ka zhdukur gripin sezonal

e postuar më at 20:13
94 0

Për 99,1% ka rënë numri i rasteve të prekura nga gripi sezonal. Të dhënat javore të Institutit të Shëndetit Publik flasin për rënie drastike, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ku gjendja me gripin ishte alarmante. Javën e fundit të muajit shkurt janë regjistruar 50 raste me grip, ndërsa periudhën e njëjtë të vitit të shkuar numri i të prekurve nga gripi ka qenë 5,654. Mjekët epidemiolog thonë se kjo rënie është si pasojë e mbajtjes së maskave.

Maskat dhe masat e tjera preventive e kanë bërë të veten për shkak se njerëzit nuk grumbullohen në vende ku ka më shumë njerëz. Duam apo s’duam mbajtja e maskës ka bërë që të bie numri i të prekurve me grip sepse porta e virusit të gripit janë goja dhe hunda. 7:03 Vitet e tjera në këtë periudhë kemi pasur edhe viruse të tjera si Hepatiti A megjithëse ai nuk përhapet përmes rrugëve të gojës nuk është virus respirator, kështu që nuk e kemi prezent këtë vit – tha Lulzime Bajrami, Epidemiologe.

Që nga fillimi i sezonit, numri total i të prekurve nga gripi sezonal është 666 që i bie 33 herë më i ulët se periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Gjatë sezonit 2020/2021 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 666 (I=32,2/100.000) 98,4% më pak krahasuar me nivelin e zakonshëm sezonale (n=19.660) – njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë javëve të fundit asnjë rast me grip nuk është regjistruar në kryeqytet. Rastet e regjistruara janë detektuar kryesisht në qytetin e Dibrës. Ndërkaq edhe pse numri i të prekurve ka rënë dukshëm, vaksinimi kundër gripit ka shkuar me dinamikë të ngjashme sikurse vitin e kaluar. Deri në javën e tetë janë vaksinuar gjithsej 39,491 persona, numër i përafërt me atë të vitit të kaluar./Alsat

nga kategoria