Koordinatori i ASh për Zvicër – Izbi Vinca, ka komentuar rreth ndodhive të fundit politike në vend. Ai duke shkruar për futjen e Artan Grubit në listën e zezë të ShBA-së, ka thënë se përgjegjësia penale dhe morale janë të pandara për një politikan.
“Në rastin e Artan Grubit, përfshirja në korrupsion që minon institucionet demokratike, që në thelb përbën akuzë për shkelje të disa ligjeve, kërkon përgjigje të qartë, jo vetëm nga ana ligjore, por edhe morale. Përgjegjësia morale kërkon që liderët të mbajnë llogari për veprimet e tyre. Dorëheqja morale e Ali Ahmetit (dhe jo vetëm), si lider i BDI-së, do të ishte një hap i rëndësishëm për të treguar një angazhim për transparencë dhe etikë, duke dhënë një shembull të përgjegjësisë politike për interesin publik”, ka shkruar Vinca.
Në fund, Vinca ka shkruar se përgjegjësia penale dhe morale janë dy aspekte të pandara të një politikani të ndershëm dhe të përgjegjshëm, dhe veprimet që dalin nga këto duhet të kontribuojnë për një shoqëri më të drejtë dhe më të përgjegjshme.