Vetëvendosje i kthen letrën Konjufcës, seanca për votimin e qeverisë së Kosovës mbahet sot

e postuar më at 15:49
118 0

Lëvizja Vetëvendosje i ka kthyer letrën me propozimin për kryeministër ushtruesit të detyrës së Presidentit, Glauk Konjufca. Mediat vendase raportojnë se letra i është kthyer Konjufcës, ndërkaq është konfirmuar se sot do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryeministrit.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës i ka kërkuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër

Në njoftim thuhet se u.d. Presidenti i Kosovës, Glauk Konjuca, duke u mbështetur në nenet 84 (14) dhe 95 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozoj mandatarin për Kryeministër.

Në letër, u.d. Presidenti Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.

Sot gjatë orëve të paradites është mbajtur seanca konstituive në Kosovë. Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit, ndërsa gjatë ditës Vjosa Osmani i dorëzoi edhe postin e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës.

J X

nga kategoria