Categories: LajmePolitika

Vetëm maqedonisht, edhe aty ku drejton VLEN – Shqipja e shpërfillur, injorohet edhe emri kushtetues i shtetit!

Shpërfillja e gjuhës shqipe po kthehet në përditshmëri edhe në institucionet që udhëhiqen nga kuadrot e VLEN-it. Si të kishte hyrë në fuqi një dekret i heshtur qeveritar, urdhri për të anashkaluar shqipen po zbatohet me përpikmëri.

Sot, në inaugurimin e Shtëpisë së Shëndetit në komunën e Ilindenit, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në sy binte mungesa e gjuhës shqipe në tabelën hyrëse të institucionit – pavarësisht se bëhet fjalë për një institucion publik dhe një komunë ku jetojnë edhe shqiptarë.

Por ky nuk ishte skandali i vetëm. Në sfondin e podiumit ku mbaheshin fjalimet zyrtare, mungonte emërtimi kushtetues i shtetit – “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Në vend të tij, figuronte vetëm emri i vjetër, “Maqedonia” – një provokim i hapur që bie ndesh me marrëveshjen e Prespës dhe i cili mund të konsiderohet si ofendim institucional ndaj Greqisë dhe komunitetit ndërkombëtar.

Ky episod shton më tej shqetësimin për standardet kushtetuese dhe diskriminimin gjuhësor, veçanërisht kur ndodh në prani dhe me heshtjen e ministrave shqiptarë. Heshtja e Azir Aliut në këtë rast vetëm sa e legjitimon këtë praktikë dhe i jep sinjal administratës se gjuha shqipe mund të injorohet pa pasoja – madje edhe kur udhëheqin shqiptarët vetë. /SmartNews/

Admin01

Recent Posts

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

6 minutes ago

Vetëvendosje kopjon llogon dhe moton e AKI “Bashkë”

Lëvizja Vetëvendosje ka kopjuar slloganin dhe llogon e Aleancës Kombëtarw për Integrim për fushatën e…

3 hours ago

Qytetarët: “Nga Kondova fillon epoka e ndryshimit për Sarajin me Blerandin” (Video)

Gara për Sarajin dhe ëndrra e tyre që komuna të shndërrohet në një qendër turisitke…

3 hours ago

RMV, shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të…

3 hours ago

Izet Mexhiti mes dy karrigeve: frikë nga dorëheqja apo kalkulim politik?

Izet Mexhiti vazhdon të mbajë dy poste në Qeverinë VMRO–VLEN, si zëvendëskryeministër dhe ministër i…

3 hours ago

Donatorë të Lëvizjes Besa dhe të afërm të Kasamit kanë marrë para nga Komuna e Tetovës

Donatorë të partisë Lëvizja Besa dhe të afërmit e kryetarit të kësaj partie, Bilall Kasamit…

5 hours ago