Smart News

Vetëm 16 deputetë votuan “pro”! Kuvendi nuk pranoi propozimi për debat mbi gjendjen humanitare në Gazë

Nga 93 deputetë të pranishëm në seancën e sotme në Kuvend, vetëm 16 votuan në favor të zhvillimit të një debati për ndihmë humanitare për Gazën, përcjell TV21. Konkretisht, deputeti Skender Rexhepi Zejdi propozoi që në rendin e ditës të kthehej rezoluta për ndihmë humanitare për palestinezët në Gaza. Edhe pse ai e argumentoi propozimin e tij me faktin e urisë ekstreme që po përjetojnë afro dy milionë palestinezë, përfshirë mijëra fëmijë, vetëm 16 deputetë votuan pro, pas çka, kryesuesi i seancës, Antonio Milloshoski konstatoi se propozimi nuk u miratua.

VIDEO

Exit mobile version