Vetë kryeministri Zaev kërkon votëbesim

62 0

Veprim befasues i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut….

Kryeministri Zoran Zaev vepron para opozitës, e cila gjatë periudhës së fundit vazhdimisht paralajmëron prishjen e Qeverisë aktuale të kryeministrit Zaev me krijimin e shumicës së re parlamentare.

Zaev nga foltorja e Kuvendit kërkoi proces votëbesimi për Qeverinë aktuale duke prishur kështu skenarin për seancë të re plenare që para vendosjes së rendit të ditës.

„Ky është çasti kur duhet të shohim se sa mund t’i besohet opozitës e cila vazhdimisht deklaron se do ta prishë Qeverinë dhe do të formojnë shumicë të re parlamentare. Me lajme të rreme dhe bllokime krijohet pasiguri politike. Nuk do ta lejoj këtë“, u shpreh Zaev. /SmartNews/

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria