Vendosi dhëndrin drejtor të AEK-ut, vetë kandidohet për të pestën herë, shkërmoqët BDI-Gostivar

e postuar më at 14:41
10 0

Vetëm pak ditë pas zyrtarizmit të kandidaturës së Nevzat Bejtës për kryetar komune, kanë filluar përplasjet dhe akuzat për nepotizëm brenda degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar. Muaj më parë kur po krijohej qeveria Zaev 2, dhëndri i Nevzat Bejtës merr detyrën e Agjencisë së Komunikimeve Elektronike. Pavarësisht zërave kundër, me insistim dhe asistencë të gjyshit të tij Jeton Akiku përfiton pozicionin.

Anëtarët e revoltuar nga dega e BDI-së në Gostivar shprehen se toleruan këtë akt të Bejtës me shpresën që i njëjti në të ardhmen do t’ju lë hapësirë gjeneratave të reja në kuadër të degës. Por, pas kandidimit të pestë radhazi të Bejtës ndjehen të zhgënjyer.

Në kushte anonimiteti shprehen se nuk do të lejojnë të bëhen mashë e as mish për top për dikë që nuk po përfill demokracinë.

Po ashtu, grupi i anëtarëve të revoltuar ju bën apel të rinjve që të mos bien në grackën e despotëve.

Rikujtojmë që pakënaqësitë e tilla përçanë BDI-në në Kërçovë ku në garën e zgjedhjeve lokale të vitit 2021 kemi Fatmir Deharin nga BDI dhe Fatmir Limanin – kandidat i pavarur, njëherit edhe nipi i Ali Ahmetit.

 

T F

nga kategoria