Si pasojë e virusit Kovid-19, ka vdekur ish kryetari i komunës së Demir Kapisë, Trajçe Dimitriev (63), i cili dy herë nga dy mandate ka udhëhequr me këtë komunë.
Këtë informatë për MIA-n e konfirmaun të afërmit e tij dhe Petar Mojsov, ish kryetar i Këshillit të komunës së Demir Kapisë.
Familjarët e ish-kryetarit të komunës thanë se Dimitriev fillimisht ka qenë në spital në Kavadar një javë, pastaj në Shkup, ku edhe ka ndërruar jetë.