Vdes Murat Jashari, i njohur në rastin “Syri i Popullit”

65 0

I dënuari për tentim vrasjen e Azem Vllasit, Murat Jashari, ka vdekur të mërkurën.

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka shkruan në Facebook se Jashari ka vdekur në QKUK në Prishtinë, por nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me vdekjen e tij.

Murat Jasharit në shkurt të këtij viti i ishte shqiptuar masa e detyrueshme e trajtimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, derisa po gjykohej në rastin “Syri i Popullit” – tentim vrasje të rëndë në tentativë ndaj Azem Vllasit dhe mbajtje në pronësi të armës.

Departamenti special i Gjykatës Themelore kishte vendosur që masa e trajtimit psikiatrik të vazhdonte bazuar nga rekomandimet e ekspertëve të institutit.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria

Arrestohen tre persona nga Gostivari

Posted by - 26/03/2021 0
Mbrëmjen e djeshme (25-mars) rreth orës 21:15, në rrugën ,,Beliçica“ në Gostivar, efektivët e policisë nga SPB Tetovë, Departamenti i…