Vdekja e 7 vjeçarit, Prokuroria kërkon paraburgim për nënën e tij

e postuar më at 17:12
75 0

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e detyrimeve familjare”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 203 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. “E dyshuara, gjatë vitit 2021, me shkelje të rëndë të detyrimeve të saj ligjore familjare, ka abuzuar me fëmijën e saj 7-vjeçar, të cilin e ka lidhur me zinxhir dhe dry për krevati. Më 16 mars, shpërtheu zjarr në banesën ku po qëndronte familja dhe pasi ishte i lidhur për krevati, fëmija nuk arriti të dilte nga banesa dhe humbi jetën”, thuhet në njoftimin e Porkurorisë Publike, përcjell Smart News TV. Prokurori Publik i ka dorëzuar gjykatësit të procedurësparaprake nga Gjykata Themelore në Gostivar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për 36 vjeçaren e dyshuarar. Për kryerjen e kësaj vepre penale, Kodi Penal parash më së paku pesë vjet burg. Ndërkohë, ende po punohet për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Fëmijët e tjerë të mitur të të dyshuarës janë strehuar përmes Qendrës për Punë Sociale në Gostivar. Smart News TV

J X

nga kategoria