Vazhdon vaksinimi masiv në RMV, pritet të vaksinohen mestaraisht 4.000 qytetarë në ditë (Video)

67 0

Vaksinimi masiv i popullatës kundër KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut zyrtarisht filloi prej sot në A1 Arenën (salla “Boris Trajkovski”). Janë caktuar 3.000 termine për qytetarët të cilët do të vaksinohen me vaksinën ruse “Sputnik V”.

Në këtë fazë do të imunizohen personat nga e ashtuquajtura infrastruktura kritike – të punësuarit në MPB, ARM, gazetarët, shoferët e autobusëve, zjarrfikësit, edukatoret në çerdhe, të punësuarit në pikëpagesa dhe të tjerë.

Sipas planit për imunizim, vaksinimi me 20.000 vaksina ruse “Sputnik”, donacion nga Serbia, do të zhvillohet në 48 pika.

Pritet që mesatarisht çdo ditë do të vaksinohen 4 mijë qytetarë, ndërsa së shpejti numri do të arrijë në 7 mijë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 61-të vendosi që salla e sportit “Boris Trajkovski” të shndërrohet në qendër për vaksinimin masiv të qytetarëve.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria