Categories: LajmePolitika

Vazhdon trendi: Në Ministrinë e Mbrojtjes punësohen 25 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar

Pabarazia në institucionet shtetërore nuk ndalet. Rasti i fundit vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku nga 26 punësime të reja, 25 janë maqedonas dhe vetëm 1 është shqiptar.

Ky raport absurd tregon qartë se edhe në vitin 2025, praktikat diskriminuese ndaj shqiptarëve janë të gjalla dhe funksionale – madje të institucionalizuara.

Ndërkohë që përfaqësuesit shqiptarë në pushtet flasin për “barazi”, “përfaqësim të drejtë” dhe “reforma”, në terren vazhdohet me politikat e vjetra: shqiptarët mbahen jashtë zyrave të shtetit ose në pozita të dorës së dytë.

Asnjë reagim publik deri më tani nga ministrja e Mbrojtjes apo nga përfaqësuesit shqiptarë brenda Qeverisë. Heshtja e tyre veçse e forcon bindjen se ky diskriminim po ndodh me miratim të heshtur.

Ky është vetëm një nga shumë rastet që dëshmojnë se “reformimi i sistemit” është kthyer në parullë boshe, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre.

Admin01

Recent Posts

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

4 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

4 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

5 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

5 hours ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

6 hours ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

6 hours ago