Vazhdon seanca e 25-të plenare

e postuar më at 09:14
70 0

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta vazhdojë debatin rreth Propozim ligjit për huazimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua tek Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim pas Marrëveshjes për hua për financimin e projektit “Vendosje e transportit të shpejtë me autobus në Qytetin e Shkupit”, me procedurë të shkurtuar, në kuadër të seancës së 25-të.

Debati në këtë pikë filloi në vazhdimin e djeshëm të seancës. Pika në rendin e ditës shkaktoi debat të disa deputetëve nga pushteti dhe opozita, të cilët folën jo vetëm për Marrëveshjen e huasë, por edhe për projektet e ish-kryetarit të Shkupit, por edhe për punën e kryetarit aktual Petre Shilegov , në kontekst të zgjedhjeve të ardhshme lokale në vjeshtë.

Në rendin e ditës të kësaj seance janë edhe propozim ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Bankën e Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit, në procedurë të shkurtuar, si dhe propozim ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Shtetësinë e Republikës së Maqedonisë, në procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë të paraqitur nga deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa.

J X

nga kategoria