Vazhdon masa për orë policore, 15.131 raste aktive me Covid-19

135 0

Ora policore prej orës 22 deri në orën 5, e cila duhej të përfundonte sot, do të vazhdojë të vlejë. Siç informuan dje për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ditëve në vijim në bazë të analizave epidemiologjike do të përcaktojë se a janë të nevojshme masa restriktive shtesë.

Me Vendimin e Qeverisë, ora policore ishte sjellë më 10 mars, ndërsa qëllimi ishte që të kufizohej lëvizja dhe komunikimi i të rinjve të cilët intensivisht komunikojnë në parqe, hapësira publike, e madje edhe shtëpi pas mbylljes së objekteve hotelierike sepse ishte konstatuar se ata janë një nga transmetuesit kryesorë të virusit.

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe ministri Filipçe presin në fillim të kësaj jave rezultate nga ora policore e sjellë para 12 ditëve, prej të cilëve do të varet vlerësimi i ri për sjellje të masave restriktive, ndërsa të cilat do të nënkuptonin rritje eventuale të kohëzgjatjes së orës policore dhe shkurtim të punës së objekteve hotelierike.

Në ndërkohë, në buletinin e djeshëm për Kovid, pas 2.730 testeve, janë regjistruar 642 raste të reja me Covid-19, kanë ndërruar jetë 25 persona, ndërsa janë shëruar 524 pacientë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në bazë të të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.

Nga të sapodiagnostikuarit numri më i madh janë në Shkup, ndërsa me numër dyshifror janë edhe Prilepi dhe Velesi me nga 40, Kumanova – 27, Gostivari-23, Kavadari – 22 dhe Ohri -20.

Në repartet infektive në vend po mjekohen 1.329 pacientë me Covid-19. Ka rreth 300 shtretër të lirë në qendrat e kovidit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë edhe se për shkak të numrit të rritur të pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim në Shkup është hapur edhe qendra e kovidit në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

Po vijon vaksinimi kundër Covid-19 i punonjësve shëndetësorë. Sipas të dhënave të publikuara në sajtin kovid19vakcinacija.mk , deri më tani kundër Kovid janë vaksinuar 6.142 punonjës shëndetësorë, ndërsa për vaksinim përmes sajtit vakcinacija.mk janë regjistruar gjithsej 111.014 qytetarë.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 590.276 teste për Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 119.378, numri i pacientëve të shëruar është 100.774, numri i të vdekurve është 3.473 dhe numri i rasteve aktive është 15.131.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria