Vazhdon gjykimi për rastin e dhunës në Kuvend “27 prilli”

e postuar më at 10:34
61 0

Vazhdon gjykimi në Gjykatën Penale për ngjarjet e 27 prillit.

Në seancën e sotme duhet të dëgjohen tre dëshmitarë, të propozuar nga Mile Janakieski, me çka do të paraqiten disa dëshmi materiale, mes të cilave dhe video material nga sistemi Smart City.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësi Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës është Villma Ruskoska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terroristik të rendit kushtetues dhe sigurisë.

nga kategoria