Categories: Lajme

Vazhdon debati i amendamentit për ribalancin e Buxhetit mi of oil

Në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet vazhdon sot debati i amendamentit për ribalancin e Buxhetit. Sipas informacioneve të publiikuara në ueb-faqen e shtëpisë ligjvënëse, seanca duhet të fillojë në orën 12:30.

Në seancë të Komisionit dje, grupet e deputetëve të LSDM-së dhe kolaicionit VLEN i tërhoqën amendamentet e parashtruara rreth ribalancit të Buxjhetot, kështu që nga mbi 200 amendanente të parashtruara, mbeten edhe 30

Tërheqja e 142 amendamenteve të mbetura të paraqitura u njoftua në seancë nga koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili njoftoi se do të paraqesin dy amendamente të reja të komisionit që synojnë trajtimin e pasojave të zjarrit tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan dhe zjarreve që vazhdojnë në të gjithë vendin.

“Besojmë se në kushte të tilla, në të cilat kemi zjarre serioze në vend, nga njëra anë, një debat normal nuk mund dhe nuk duhet të zhvillohet, por duhet t’i përkushtohemi edhe aktiviteteve të tilla. I kemi dorëzuar një shkresë kryetares së Komisionit me amendamentet specifike. Njoftojmë se do të paraqesim dy amendamente të Komisionit që kanë të bëjnë – njëri me Koçanin me një shumë të caktuar parash dhe amendamenti i dytë me një shumë parash për përballimin e zjarreve, kryesisht kapacitete njerëzore. Në këtë mënyrë, mund ta përfundojmë të gjithë këtë punë në lidhje me debatin e amendamenteve për ribalancin e buxhetit”, tha Spasovski.

Me ribalancin bëhet rialokimi i mjeteve midis përdoruesve të buxhetit, sigurohen mjete shtesë për pagesën e pagave, kryesisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku është parashikuar një rritje prej 10 përqind e pagave të punonjësve, ndërsa janë siguruar mjete shtesë për pagesën e pensioneve të rritura dhe 300 milionë denarë shtesë për shpenzime kapitale.

Të ardhurat e përgjithshme me bilancin janë parashikuar në një nivel prej 362.4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në një shumë prej 403.7 miliardë denarë, një për qind (rreth 3.5 miliardë denarë) më shumë se parashikimet fillestare në planin për këtë vit. Projeksioni i BPV-së mbetet në 3.7 për qind, dhe inflacioni parashikohet në 2.8 përqind. Deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar si në terma absolutë ashtu edhe si përqindje e BPV-së, përkatësisht 41.3 miliardë denarë ose 4 përqind e BPV-së. Shpenzimet kapitale, nga ana tjetër, arrijnë në 47.5 miliardë denarë. Borxhi shtetëror në fund të vitit 2025, sipas parashikimeve të Qeverisë, do të arrijë në 53.3 për qind të BPV-së, dhe borxhi publik pritet të jetë në nivelin 62.1 për qind.

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

8 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

9 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

9 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

12 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

12 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

12 hours ago