Vazhdimet në tavolinë, përfundon ndeshja mes Juventusit dhe Portos

e postuar më at 23:06
82 0

Juventus ka arritur që të fitojë me rezultat 2-1 ndeshjen ndaj Portos, për të barazuar rezultatin e përgjithshëm dhe ndeshja tani do të vendoset në vazhdime.

Federico Chiesa ishte heroi i Zonjës së Vjetër natën e sotme, duke shënuar dy gola në pjesën e dytë 49′ dhe 63′, shkruan lajmi.net.

Edhe pse Porto arritën që të hapnin ndeshjen me një gol të shënuar nga Sergio Olivera nga penalltia 19′, në fund Juventus shënoi dy herë të tjera.

Në minutën e 90+1, Juventusit iu anulua një gol si rezultat i pozitës jashtë-loje. Tani, ndeshja do të vazhdojë në vazhdime ku do të luhen dy pjesë nga 15 minuta.

Në qoftë se nuk ka fitues as nga vazhdimet, atëherë penalltitë do të vendosin përfundimisht ndeshjen.

nga kategoria