Varroset 7 vjecari nga Gostivari, gjendja e fëmijëve të mbijetuar është e mirë

e postuar më at 20:38
135 0

7 vjeçari nga Gostivari i cili në bazë të Prokurorisë, në momentin e zjarrit ka qenë i lidhur me zinxhir nga nëna e tij, sot është përcjellur për në banesën e fundit.

Ekipi i Televizionit 21 gjatë ditës së sotme ishte në këtë konvikt për të parë kushtet dhe gjendjen e fëmijëve. Në momentin që shkuam, dera ishte e mbyllur.

Më pas kontaktuam edhe me Qendrën për punë dhe politikë sociale, ku për pak minuta mbërriti aty Azbi Shaqiri psikolog në këtë qendër. Na tha se kanë qenë në varrimin e 7 vjeçarit pasi që në Gostivar ai nuk ka asnjë familjar dhe atyre u ka takuar që ta varrosin./Tv21

nga kategoria