Varhelyi me porosi: Pa zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë nuk ka negociata me BE-në

e postuar më at 18:10
61 0

Komisioni Evropian pret fillim të shpejtë të bisedimeve me Tiranën, por për Shkupin ka kusht shtesë.

Problem kryesor nuk janë reformat por çështja me Bullgarinë, gjë që duhet të zgjidhet nëse Maqedonia e Veriut do të arrijë në fillimin e konferencës ndërqeveritare me BE-në, përcjell SmartNews.

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut ishte decid duke thënë në asnjë mënyrë nuk do të bëjnë negociata për çështje të identitetit për asnjë çmim.

“Maqedonia e Veriut mban ritëm stabil në implementimin e reformave për BE, veçanërisht në fushën “fundament”. Me rëndësi është të gjindet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët në çështjet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, tha komisioneri i BE-së Oliver Varhelyi.

Varhelyi theksoi se në BE janë duke u shqyrtuar mënyra për integrim më të ngushtë të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët evropian. Me këtë do të lehtësohej puna në sektorin e biznesit, me heqjen e shpenzimeve bankare për çertifikata të panevojshme.

Varheyi pret që rajoni të pranojë vaksina nëpërmjet Kovaks sistemit, ndërsa BE të ndihmojë në forcimin e sistemit shëndetësor të shteteve të Ballkanit Perëndimor./SmartNews/

nga kategoria