Varhelyi informon për vaksinat që do të pranojnë BeH, Mali i Zi dhe Shqipëria nga Covax mekanizmi – Maqedonia e Veriut dhe Kosova nuk janë përmendur

67 0

Eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji në fjalimin në Komitetin evropian ekonomik dhe social përsëriti se Komisioni Evropian mbetet e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor edhe në kohë pandemie, duke e theksuar angazhimin rreth sigurimit të vaksinave për rajonin sa më shpejtë që është e mundur, shkruan 360 Gradë.

Edhe pse pranoi se kjo po dëshmohet se është më e vështirë seç kanë shpresuar, megjithatë shfaqi kënaqësi nga mekanizmi-Kovaks, i cili i dorëzon dozat e vaksinave për rajonin. Madje, Varheji, i përmendi Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Malin e Zi si vende ku nga sot e gjatë periudhës së ardhshme do të mbërrijnë vaksinat përmes këtij mekanizmi, por jo edhe vendin tonë dhe Kosovën.

“Nga sot, Shqipëria pranoi 38.400 vaksina, ndërsa Bosnjë e Hercegovina është e përgatitur ta marrë serinë e saj të parë të enjten, ndërsa javën e ardhshme edhe Mali i Zi do ta marrë serinë e saj të parë”, tha Varheji.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, javën e kaluar, në kontekst të vaksinimit masiv tha se është e mundur që të fillojë me vaksinat e “Astra Zeneka” të cilat siç paralajmëroi do të mund të mbërrijnë në vend deri në fund të këtij muaji.

Përndryshe, sot ministri Filipçe në intervistë për Televionin Telma, për vaksinat nga mekanizmi-Kovaks theksoi se do të mbërrijnë për dy-tre javë dhe se vaksinimi masiv planifikohet për në prill, me siguri me vaksinat kineze dhe ruse të cilat duhet të mbërrijnë.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria