Categories: LajmeLajme ditore

Vandalizohen veturat e Parkut Nacional “Mali Sharr”, reagon drejtori Emir Huseini

Drejtori i Parkut Nacional “Mali Sharr”, Emir Huseini ka reaguar pasi me 22 Janar 2025, në hapësirat e parkingut të Parkut kombëtar “Mali Sharr”, janë dëmtuat tre vetura konkretisht janë shpuar gomat e një veturë zyrtare, një veturë e një mysafiri dhe vetura private e një të punësuari.

Huseni në reagimin thekson se me çfarë veprimesh, përveç punës së palodhur, mund të kemi provokuar një akt të tillë vandal nga keqdashësit?!

Huseini më tej njofton se organet kompetente janë informuar dhe po merren me zbardhjen e rastit.

Reagimi i plotë:

“Nuk e dimë kujt i pengojnë sukseset e Parkut kombëtar Mali Sharri, që me datë 22 Janar 2025, në hapësirat e parkingut të Parkut kombëtar “Mali Sharr”, ndodhi një akt i shëmtuar dhe vandal, ku u dëmtuan automjetet, konkretisht gomat e tre veturave: një veturë zyrtare, një veturë e një mysafiri dhe vetura private e një të punësuari.
Me çfarë veprimesh, përveç punës sonë të palodhur, mund të kemi provokuar një akt të tillë vandal nga keqdashësit?!
Organet kompetente janë informuar dhe po merren me zbardhjen e rastit. Shpresojmë që raste të tilla të mos përsëriten.

Sidoqoftë, këto lloj veprimesh vetëm motivojnë edhe më shumëpërfaqësuesit e IPPK Mali Sharr në mbrojtjen e natyrës, zhvillimit të zonës dhe Aluftës kundër armiqëve të natyrës” ka përfunduar Huseini.

 

Admin01

Recent Posts

Dokument/ Bilall Kasami hap tender për “Kapellën” në Falisht, për Xhamiat nuk ka dhënë asnjë Euro

Mer fund misteri i mbështetjes së Bilall Kasamit për objektet fetare ortodokëse. Dje pra me…

2 hours ago

Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë për kryetar komune

Aleanc për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka…

5 hours ago

Albin Kurti dhe roli i tij si alibi i VLEN-it në dështimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Qeverisja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përballur me sfida të shumta gjatë këtyre…

5 hours ago

BDI: Kapja e qeverisë nga “Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një komunikate ka reaguar përsëri lidhur me ndikimin e…

5 hours ago

ASH: Në vend të librave, nxënësve u shpërndahen kopje të vjetra dhe të grisura

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante me tekstet shkollore nëpër shkollat…

6 hours ago

Kosovë/ Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të fillojë sot dhe do të vazhdojë…

6 hours ago