Smart News

Vandalizohen posterat e VLEN-it në Saraj

Në disa lokacione në komunë e Sarajit janë vandalizuar posterat e Bekim Salit, kandidatit të VLEN-it për zgjedhjet parlamentare.

“Autorët e kësaj vepre të shëmtuar ende janë të panjohur për autoritetet. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë gjatë kësaj fushate posterët dhe billbordet e VLEN-it të vandalizohen. Më herët u djeg edhe billbordi i kandidatit të VLEN-it, për president të shtetit Arben Taravari. Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë nga ajo vepër, ende nuk dihen autorët dhe rasti nuk është zbardhur” thuhet në reagimin e VLEN-it.

Exit mobile version