Valdet Zekajt nga Grupi i Kumanovës i shqiptohet një vit burgim shtesë

e postuar më at 22:10
93 0

Valdet Zekaj, i cili u dënua me burg të përjetshëm për rastin “Lagjja e trimave”, sot mori një dënim të ri. Ai u dënua me një vit burg për sulmin ndaj një roje në burgun e Shutkës. Sipas aktakuzës, ngjarja ndodhi më 30 nëntor 2018. Sipas aktakuzës, Valdeti, së bashku me disa të paraburgosur tjerë, ktheheshin nga një shëtitje në oborr. Roja e burgut e kontrolloi, dhe i lejoi të vazhdonte. Por, Zekaj u ndal para njërës prej qelive ku ishte paraburgosur një i pandehur tjetër nga “Lagjja e trimave”. Kanë filluar të flasin. Bisedën ua ndërpret roja, sepse sipas rregullave të burgut, biseda nuk lejohet. Zekaj më pas e kap rojën për xhaketë, e shtyn dhe i jep një shuplakë. Zekaj sot e pranoi veprën, por deklaroi se ishte provokuar nga roja e burgut, i cili dyshohet se ia shqeu biblën.

 

Unë pendohem dhe më vjen keq, për atë që ndodhi – tha Valdet Zekaj, i dënuar në rastin “Lagjja e trimave”.

Valdet Zekaj dhe gjashtë persona të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm. 33 pjesëtarë të grupit të armatosur dhe ndihmës u dënuan për rastin “Lagjja e trimave”. Ngjarjet në lagjen e Kumanovës ndodhën më 9 dhe 10 maj 2015. Gjatë të shtënave humbën jetën tetë policë, si dhe dhjetë pjesëtarë të grupit.

nga kategoria