Valbon Limani zgjidhet kryesues i Këshillit komunal të Komunës së Gostivarit

e postuar më at 11:20
20 0

Me 18 vota “për”, dy të përmbajtura, Këshilli i Komunës së Gostivarit ka zgjedhur për kryesues, dr. Valbon Limani. Në fjalën e tij, Limani theksoi se do të dëshmojë kompaktësi në Këshill, pavarësisht që jo të gjithë votuan për zgjedhjen e tij.

“Besoj që do të bashkëpunojmë gjatë kaër viteve të ardhshme. Nuk do ti përgjigjem këshilltares së LSDM pasi votuesit ua dhanë përgjigjen në zgjedhje”, tha Limani.

Menjëherë pas kësaj, Limani drejtimin e seancës e ka filluar me një minutë heshte për viktimat në tragjedinë e autobusit në Bullgari ku jetën e humbën 44 qytetarë nga Maqedonia e Veriut.

Zgjedhjen e Limanit, e ka përshëndetur kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Më vjenë shumë mirë që sot e zgjidhët kryetarin e këshillit dhe besoj do ti zgjidhni edhe anëtarët e komisioneve. Valbonit i urojë suksese. Pres konstruktivitet edhe nga ana e opozitës që në fund të mandatit përmes bashkëpunimit të kemi suksesin e nevojshëm duke realizuar shumë projekte bashkë”, tha kryetari Taravari.

Nga Lsdm reaguan duke thënë se në vend të Limanit duhej, sipas tyre, kryesues të zgjidhej dikush nga radhët e VMRO-DPMNE, pasi ashtu është premtuar gjatë fushatës në zgjedhjet lokale.

“Më në fund më vjen mirë që pas një muaji u gjend në rend dite për të zgjedhur kryesuesin e Këshillit. Por, më vejn keq se shumica nuk u tregua korrekte. As unë e asnjë këshilltarë nga LSDM nuk na kanë njoftuar asgjë. Pse kolicioni Ash-VMRO nuk u tregua korrekt që kryesuesi i këshillit të zgjidhet nga radhët e VMRO-DPMN-së? Ashtu u ishte premtuar votuesve maqedonas, në këtë formë nuk e mbajtët premtimun. Nuk kam asgjë kundër që kryesues të zgjidhet Valbon Liamani”, deklaroi Ema Neshkoska, këshilltare nga LSDM.

Seanca vazhdon me zgjedhjen e anëtarëve të komisioneve.

Këshilli ka zgjedhur sot edhe nënkryetar komune të Gostivarit. Propozimi i kryetarit Arben Taravari ishte këshilltari i ASH, Namik Durmishi, i cili kaloi me shumicë votash.

“Sizakonisht kryetari propozon një zëvendës kryetar kur ai mungon. Ai duhet të jetë nga radhët e këshilltarëve. Unë do ta kisha propozuar profesorin Namik Durmishin, i cili e ka përvojën dhe meriton edhe kryetar të jetë”, deklaroi kryetari Arben Travari.

T F

nga kategoria