Valbon Limani, i cili pos që është kryesues i Këshillit komunat në Komunën e Gostivarit, ushtron edhe detyrën e Shefit të Kabinetit të kryetarit Arben Taravari.
Ai në emisionin “Politica” në Tv Globi zbuloi se si pjesë e ekipit Taravari punon vullnetrisht, gjegjësisht për këtë ka zgjedhur të mos pranojë pagë mujore.
“Punën të cilën e bëjë në kuadër të Komunës së Gostivarit është punë vullnetare dhe është një ndihmë edhe ndaj kryetarit z. Arben Taravari, por edhe ndaj të gjithve atyre me të cilët kemi filluar këtë rrugëtim së bashku dhe shpresojë se kështu do ta çojmë deri në fund. Nuk pendohen për punën time vullnetare”, deklaroi Limani.
Limani u bë pjesë e ekipit Taravari nga fundi i mandatit të parë të kreut aktual të Komunës së Gostivarit. Me profesion është mjek specialist i endokrinologjisë i angazhuar pranë Klinikës për këto sëmundje në Shkup.
Pashtu ushtron edhe pozitën e Sekretarit pranë Degës së ASH-së në Gostivar.
Më herët ai ka qenë i angazhuar edhe në sektorin joqeveritar.