Rruga “Nikola Tesla” në qytetin e Gostivarit ka përfunduar me sukses punimet e saj infrastrukturore, duke sjellë një pamje të re dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë një foto të rrugës së përfunduar duke theksuar rëndësinë që kjo arterie rrugore ka për qytetin.
“Një pamje e mrekullueshme nga rruga ‘Nikola Tesla’ e cila është e sapombaruar, duke i dhënë mundësi e siguri më shumë çdo shoferi që do të udhëtojë aty,” shkruan Limani, përcjell PressOnline.al
Projekti është pjesë e përpjekjeve të Komunës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e standardeve të sigurisë për qytetarët.