Categories: LajmePolitika

Valbon Limani bën 49 punësime dhe avancime pa bujë mediatike – respekton dinjitetin e punonjësve si e drejtë themelore

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Frontit Kombëtar për zgjedhjet lokale 2025, Valbon Limani, ka ndarë të martën edhe 9 vendime të reja për punësim në ndërmarrjen “Rusino”, duke e çuar në 49 numrin e punësimeve dhe avancimeve të realizuara brenda një viti nga marrja e mandatit.

Për kryetarin Limani, punësimi i qytetarëve nuk është akt propagandistik, por një e drejtë ligjore dhe detyrim institucional. Ai ka zgjedhur të mos e shndërrojë zyrën e tij në studio marketingu politik dhe as të përdorë vendimet për punësime si mjet për reklamë në rrjete sociale.

“Ndërsa disa e matin suksesin me numrin e fotove të postuara, unë e mas me numrin e familjeve që sot kanë një të ardhme më të sigurt,” ka theksuar Limani në një komunikim të shkurtër.

Nga gjithsej 49 vendimet e firmosura, 35 janë për qytetarë shqiptarë, ndërsa të tjerët u përkasin komuniteteve maqedonase, turke dhe të tjera – një dëshmi se politika e tij është gjithëpërfshirëse dhe larg ndasive etnike.

Në kontrast, përfaqësues të subjektit politik VLEN, shpesh janë kritikuar për qasjen propagandistike ndaj punësimeve, duke i kthyer qytetarët në “dekor” për reklama në rrjete sociale dhe duke cenuar dinjitetin e tyre.

Qytetarët e punësuar shpesh ndajnë vetë emocionin e angazhimit të ri, por asnjëherë nuk janë përdorur si mjete publiciteti nga vetë kryetari Limani.

“Respektimi i dinjitetit të punonjësve është parim, jo strategji marketingu,” është mesazhi që e përcjell qasja e tij e qartë dhe e qëndrueshme.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

2 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

2 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

6 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

6 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

7 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

7 hours ago