Vaksinohen 13 mijë qytetarë, vetëm dy kanë humbur ndjenjat

75 0

Rreth 13 mijë qytetarë janë vaksinuar deri dje dhe përveç dy rasteve të kolapsit, të cilat nuk janë të lidhura me vaksinën, por me siguri bëhet fjalë për druarje ose sulme paniku, këtu në sallën “Boris Trajkovski”, efekte tjera të padëshiruara nuk ka, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Vajza e cila ka pasur trombozë në venën e syrit, Filipçe tha se është mirë dhe sot shkon në shërim shtëpiak.

Lidhur me deri tani të vaksinuarit, ministri tha se nuk ka rekomandim se diçka duhet bërë pas vaksinës së marrë, si parandalim ose disa kontrolle.

“Kjo ka të bëjë tekstualisht me të gjitha vaksinat. Unë nuk kam informatë se dikush nga punonjësit shëndetësorë, të cilët janë vaksinuar, është sëmurë nga kovid pas vaksinimit”, tha Filipçe.

Nga të dhënat, me të cilat deri tani disponohet, Filipçe tha se mbi 90 për qind nga të gjithë punonjësit shëndetësorë, të cilët punojnë me kovid-19, tanimë janë vaksinuar dhe rivaksinuar.

Në përgjithësi, shtoi ai, rreth 20 për qind të qytetarëve tanimë të caktuar nuk paraqiten në pikat për vaksinim.

“Prej rreth 2.800 qytetarëve tanimë të caktuar, 2.500 janë vaksinuar”, deklaroi Filipçe.

Lidhur me vaksinimin e pjesëtarëve të MPB-së dhe Armatës, Filipçe tha se ka pasur interes të madh dhe në pajtim me vaksinat në dispozicion, grupe prioritare në Armatë dhe në polici do të jenë ata të cilët janë më të eksponuar dhe kanë më shumti kontakte gjatë ditës.

Ai theksoi se në institucionet tjera paraqiten të punësuar mbi 50 vjeç, të cilët kanë komorbiditete të caktuara dhe ashtu janë rekrutuar të paraqiturit nga MPPS, të punësuarit në kopshte për fëmijë, nga MASH – arsimtarët e klasës së parë deri të tretë.

Përveç disa nga informatata në rrjetet sociale, Filipçe tha se deri tani nuk kanë parë fushatë të fuqishme kundër vaksinimit.

“Apeloj që qytetarët të jenë të vetëdijshëm se kjo është arma e vetme me të cilën ne do ta ndryshojmë fotografinë për pandeminë. Jo vetëm tek ne, gjithkund në botë. Të gjitha vaksinat janë të sigurta. Aty, ku ka ndryshime, jemi të kujdesshëm dhe presim rekomandime dhe mendime adekuate, dhe kjo është e vetmja gjë që mund ta bëjmë që ta ruajmë shëndetin tonë”, tha Filipçe

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria