Vaksinimi vazhdon me ritëm të ngadaltë ndërkohë që numri i të infektuarve vazhdon të rritet

e postuar më at 19:02
75 0

Përderisa imunizimi i popullsisë po avancon, edhe variantet e reja të virusit korona ka marr hov në pikun e valës së tretë të pandemisë. Vdekshmëria mbetet në shifrat të larta ditore, ashtu siç janë edhe rastet e reja ku ditëve të fundit arrijnë të diagnostikohen me virusin korona afër 30% e të testuarve. Ndonëse vaksina e parë në vend u dha më 17 shkurt, pothuajse një muaj e gjysmë më vonë nisi procesi i imunizimit të popullsisë.

Aktualisht në vend kanë ardhur 58,190 vaksina anti kovid, prej të cilave stafi mjekësor ka marr dy dozat e 8,190 vaksinave Pfizer si donacion nga Serbia. Fqinji verior tani dhuroi edhe 40 mijë doza Sputnik V, gjysma e të cilave arritën sot, të tjerat brenda këtij muaji. 6 mijë doza Sputnik V të blera nga Rusia dhe 24 mijë doza Astra&Zeneca të blera përmes mekanizmit Covax, do arrijnë në 78 mijë doza. Kryeministri Zaev pranon se në rastet kur dështojnë blerjet direkt, vijnë donacionet për të vazhduar imunizimi.

Unë si kryetar i Qeverisë ashtu edhe Ministri i Shëndetësisë dhe të tjerët u biem telefonave gjithkah nëpër botë, përpiqemi të sjellim sa më parë vaksina në vendin tonë. Fillimisht ishte e rëndësishme për punonjësit shëndetësor, pastaj për më të moshuarit për të sëmurët kronik dhe tani kur arritën këto 24 mijë doza, personalisht e luta presidentin Vuçiq para disa ditësh mundësisht të bëjnë përpjekje siç ndodh në gjithë Botën mos të ketë zbrazëtira por vazhdimësi të vaksinimit- deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Ndërkohë, kapacitetet spitalore sa vijnë e rëndohen. Në gjithë vendin ka edhe rreth 200 shtretër të lirë, gjysma e tyre vetëm në Shkup. Në 24 orët e fundit në kryeqytet janë pranuar 79 pacientë me gjendje të rënduar shëndetësore si pasojë e CoVis-19. Në gjitha spitalet e vendit janë duke u kuruar 1,649 pacientë të prekur nga variantet e reja të virusit korona, shumica prej tyre në oksigjeno terapi./Alsat

nga kategoria