VAKSINIMI I POPULLSISË NË MAQEDONI NIS TË MËRKURËN, DO TË BËHET NË SALLËN SPORTIVE “BORIS TRAJKOVSKI

e postuar më at 15:07
75 0

alla sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, nga nesër do të fillojë të përgatitet që në të të realizohet vaksinimi masiv i popullsisë.

Këtë sot e kumtoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se vaksinimi i popullsisë do të fillojë të mërkurën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në sallën “Boris Trajkovski” do të vendosen 30 pika të vaksinimit.

Vaksinimi do të realizohet nga personeli mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, ndërkaq të parët që do t’i nënshtrohen imunizimit me AstraZeneca, janë personat e moshës mbi 70-vjeçare.

Ndryshe, deri tani janë paraqitur 20 mijë persona, dhe të njëjtit do të thirren sot dhe nesër nga mjekët amë.

J X

nga kategoria