Vaksinimi i mjekëve në Kukës, kryetari në detyrë i PDK: Duhet përgëzuar Rama, se qeveria e Kosovës dështoi

e postuar më at 23:10
72 0

Kryetari në detyrë i PDK, Enver Hoxhaj ka përgëzuar Edi Ramën për vaksinimin e mjekëve të Kosovës në Kukës.

Hoxhaj thotë se qeveria e Kosovës dështoi jo vetëm për menaxhimin e pandemisë, por edhe për vaksinën, prandaj duhet të bëjë të paktën një falenderim publik për Ramën.

Ai e cilëson veprën e Ramës si një akt solidariteti vëllazëror.

STATUSI NGA ENVER HOXHAJ

Një gjest jashtëzakonisht human dhe që duhet përgëzuar i kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar mjekët e Kosovës gjatë ditës së sotme në Kukës. Edhe njëherë u dëshmua në vepër solidariteti vëllazëror në një situatë të rënduar me pandeminë dhe veçmas për mantelbardhët që janë në vijën e parë të betejës me këtë sëmundje.

Fatkeqësisht qeveria e Kosovës dështoi jo vetëm në menaxhimin e pandemisë por edhe në sigurimin e vaksinës. Të paktën, një falendërim publik për Shqipërinë dhe kryeministrin Rama nuk do të ishte i tepërt.

nga kategoria