Vaksinat “Sputnik V” hapin derën e ndikimit rus në vend

122 0

Vaksinat nga Rusia ia hapin derën ndikimit rus në vend. Kështu vlerësojnë njohësit e politikës ndërkombëtare, sipas të cilëve, pandemia e ka ndryshuar “luftën” mes fuqive të mëdha botërore. Ilija Djugmanov nga Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë vlerëson se përmes vaksinave, Rusia shënoi një triumf të ri, pasi ishte zmbrapsur nga anëtarësimi i vendit në NATO.

Evropa, mekanizmi Covax, përmes së cilit presim të na vijnë vaksinat, sipas fjalorit futbollistik, e la golin hapur ndaj pozicionit të penaltisë për Rusinë, i cili patjetër duhej shfrytëzuar. Edhe pse vend anëtar i NATO-s, vaksina morëm nga Serbia e Rusia. Pasi hymë në NATO, ndikimi i Rusisë ishte zvogëluar, strategjia ndryshoi në drejtim të vlerave kulturore tradicionale. U hapën qendra kulturore gjithandej, u investua në kisha me stil rus, u hapën konsullata në Ohër dhe Manastir, me çka u krijua hapësirë për komunikim me kategori të caktuara të njerëzve. Andaj ardhja e vaksinave është një triumf i vogël i diplomacisë ruse në Maqedoni – Ilija Djugumanov, Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë.

Ish zv/kryeministrit, Vasko Naumovski vlerëson se gjatë kësaj sfide të jashtëzakonshme shëndetësore megjithatë shëndeti është parësor dhe vendimi për t’i kërkuar ndihmë Rusisë nuk mund të kritikohet.

Është “Diplomaci vaksinash”, shtetet mundohen që me prodhim të shtuar dhe ofertë në kohë të vaksinave, t’i përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe me shtete të caktuara dhe në atë mënyrë ta zgjerojë ndikimin e vetë. Federata Ruse dhe Republika Popullore e Kinës po e shfrytëzojnë këtë mundësi, kur prodhimi i vaksinave në Evropën Perëndimore dhe në SHBA nuk është e mjaftueshme, që t’i përmbush nevojat e të gjitha shteteve dhe në këtë mënyrë të krijohet përshtypja se partnerët perëndimorë nuk janë mjaftueshëm solidarë – deklaroi Vasko Naumovski, Ish zv/kryeministër.

Ndonëse fillimisht kishin qarkulluar teori të ndryshme konspiracioni rreth vaksinave, Sputnik V, tashmë edhe disa shtete anëtare të NATO-s dhe BE-së, si Hungaria, Sllovakia e Italia kanë vendosur të imunizohen me të njëjtën.

Por Qeveria sllovake është përçarë teksa një pjesë vlerëson se Sputnik nuk është vetëm vaksinë, por mjet për luftë hibride. Ndërsa Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka paralajmëruar Italinë se do të luajë Rulet Rus me shëndetin publik nëse e zbaton marrëveshjen për prodhim të dozave ruse në territorin evropian, italian.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria