Urinoi mbi flamurin e Maqedonisë -Policia ngren procedurë ndaj të riut shqiptar

100 0

Thirret në stacion policor i riu nga Tetova i cili kreu akt nënçmues ndaj flamurit të Maqedonisë së Veriut dhe publikoi incizimin në rrjetin “Tik-Tok”.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka zbardhur plotësisht rastin me përdhosjen e flamurit shtetërorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e një të riut i cili kishte regjistruar një video gjatë realizimit të këtij akti dhe më pas postoi videon në rrjetin social “Tik-tok”. Gjatë ditës së djeshme (16 Mars), një 16 vjeçar nga Vejca e Tetovës është thirr në Stacionin Policor Tetovë, me të cilin në prani të prindit të tij, është realizuar bizedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të miturit do të përgatitet parashtresë adekuate sipas nenit 319 dhe 394 të Kodit Penal.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria