Smart News

U sulmua duke ngrënë ushqim, Tetovarët në mbështetje të Krenar Osmanit!

 

Dje qyteti i Tetovës përjetoi situatë të rënduar politike e cila rezultoi edhe në konflikt fizik, ku funksionari i fraksionit të ASH-së të Ziadin Selës e sulmoi aktivistin dhe ish udhëheqësin e tifo-grupit Ballistët, Krenar Osmani. Pas përleshjes fizike që patën të dy, vërshuan komentet në rrjetet sociale të cilat i dhanë përkrahje Krenar Osmanit.

‘Nuk e kemi duruar dhe se durojmë kamxhikun e BDI-së, të lumtë Krenar që mbrojte Tetovën’ – thuhet në një koment që i jep mbështetje Osmanit. ‘Jashtë Tetove ata të cilët janë me zullumin’ – shprehet një tjetër qytetar që aludon në zullumin e bërë nga partia në pushtet për vite ndaj tetovarëve. ‘Bravo Krenar, Bravo Tetovarëve që i përzunë nga lokalet e Tetovës bandat kriminale të Ziadin Selës’ – shkruan një tjetër qytetar.

Ndryshe Krenar Osmani si aktivist civil ka reputacion të lartë në Tetovë, dhe për Tetovarët është një ikonë e qytetit, ai gjithashtu është nipi i ikonës së politikës Arbën Xhaferi. Osmani është përkrahës i opozitës shqiptare në misionin e tyre për të larguar BDI-në nga pushteti.

Exit mobile version