U shpall i vdekur, 18 vjeçari rifillon frymëmarrjen pak para marrjes së organeve

e postuar më at 10:26
87 0

Një 18-vjeçar, i cili ishte shpallur i vdekur, ka marrë frymë vetëm pak minuta para se të futej në operacion, për t’i hequr organet.

‘The Sun’, bën me dije se organet e të riut do të dhuroheshin, por vetëm pak para se t’i hiqeshin aparaturat që e ndihmonin për të qëndruar në jetë, ai ka reaguar në mënyrë të pavarur.

Lewis Roberts, 18 vjeç ishte shtruar në Spitalin Universitar Royal Stoke, në Staffordshire në Angli pas një aksidenti të rëndë që kishte bërë me motor.

Sipas mediave të huaja, gjendja e të riut ishte përmirësuar ndjeshëm që nga 18 marsi, dita kur kishte ndodhur dhe aksidenti.

Lajmin e mirë për gjendjen e tij shëndetësore, e ka bërë motra përmes një postimi në Facebook, duke thënë se rikthimi në jetë i të vëllait ishte është një mrekulli.

“As personeli i spitalit nuk mund ta besojë mrekullinë që panë. E pabesueshme,” shkruan ajo.

nga kategoria